Çitaku: Ligji për mbrojtjen e UÇK-së do të rishqyrtohet brenda katër javësh

Çitaku: Ligji për mbrojtjen e UÇK-së do të rishqyrtohet brenda katër javësh

Written by

in

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se rikthimi i ligjit në Kuvend nuk nënkupton tërheqje nga nisma dhe as zbehje të qëndrimit të PDK-së.

“Po e them që në fillim, pa lënë vend për dilema: brenda katër javësh, ligji do të rishqyrtohet në Kuvend dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parashikuara. Ky është zotimi ynë dhe do t’i qëndrojmë deri në fund”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka bërë të ditur se katër javët shtesë janë dhënë për t’iu përgjigjur pikëpyetjeve të ngritura, për të forcuar bazën juridike të ligjit dhe për të siguruar zbatimin e tij në praktikë.

“Qëllimi është një dhe i vetëm: të hiqet çdo mëdyshje, të forcohet baza juridike e ligjit dhe të sigurohet zbatimi i tij në praktikë”, ka theksuar Çitaku.

Ajo ka shtuar se brenda PDK-së ka unitet për këtë çështje dhe se qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar nga koha kur ligji u propozua dhe u votua.

Duke iu drejtuar qytetarëve që protestuan dhe mbështetësve të kësaj nisme, Çitaku ka përsëritur zotimin se ligji do të çohet deri në fund.

“Qytetarëve që protestuan, mbështetësve tanë dhe të gjithë atyre që besuan në këtë nismë u them: zotimi që kemi marrë para jush qëndron. Dhe këtë do ta çojmë deri në fund!”, ka shkruar ajo.

Burimi: RTKLive