Jetmir Agaj ka reaguar pas deklaratave të fundit të Labinot Rexhës në “Top Albania Radio”, pasi ky i fundit foli për të dhe Elijonën.
Pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt, Agaj ka bërë të ditur se do të ndërmarrë hapa ligjorë për shpifje.
Në reagimin e tij, ai ka mohuar pretendimin e Rexhës se kishte qenë menaxher i tij para 15 vjetësh, duke theksuar se nuk ka pasur asnjëherë bashkëpunim profesional me të.
Gjatë intervistës, Labinot Rexha bëri edhe një deklaratë për Jetmir Agajn dhe Elijonën, duke u shprehur se ai [Jetmiri]:“Çka merr në dorë nuk e lëshon”.
Madje, Rexha i lidhi këto pretendime edhe me ndarjen e Elijonës dhe Klodit, ndonëse nuk dha shpjegime të qarta për deklaratën e tij.
Agaj madje ka reaguar edhe ndaj komenteve që lidhen me Elijonën, duke paralajmëruar se çdo deklaratë e pavërtetë që cenon figurën dhe dinjitetin e saj do të trajtohet në rrugë ligjore.
“Sa i përket emrit Elijona, të paralajmëroj se çdo përmendje, njollosje apo deklaratë e pavërtetë që cenon figurën dhe dinjitetin e saj, veçanërisht duke qenë person i afërt i familjes sime, do të trajtohet me seriozitet të plotë ligjor”, ka shkruar menaxheri Jetmir Agaj në Instagram.
“Kompania ime është subjekt serioz, me përgjegjësi dhe marrëdhënie financiare me institucione administrative dhe shtetërore. Prandaj nuk pranoj që emri im, emri i familjes sime apo i personave të afërt të përdoret për deklarata të pabazuara”, ka deklaruar ai mes tjerash./Telegrafi/