Çmimi i ri në ceremoninë e “Topit të Artë”, zbulohen 10 legjendat e nominuara

Çmimi i ri në ceremoninë e “Topit të Artë”, zbulohen 10 legjendat e nominuara

Written by

in

Çmimi i ri në ceremoninë e “Topit të Artë”, zbulohen 10 legjendat e nominuara

Organizatorët e “Ballon d’Or” kanë publikuar listën me 10 legjenda të futbollit të nominuara për çmimin e ri “B.O.A.T.” (Ballon d’Or Of All Time), për të cilin tifozët do të votojnë për sezonin më të madh individual në historinë e futbollit.

Çmimi i ri prezantohet në prag të 70-vjetorit të “Topit të Artë” dhe synon të vlerësojë sezonin më të jashtëzakonshëm individual të realizuar nga një futbollist, e jo karrierën e tij në tërësi, shkruan Indeksonline.

Për t’u përfshirë në listën e të nominuarve, futbollistët duhet ta kenë fituar të paktën dy herë çmimin “Ballon d’Or” gjatë karrierës së tyre.

Megjithatë, në listë nuk janë përfshirë dy prej emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit, Pele dhe Diego Maradona. Kjo për shkak se, gjatë periudhave më të mira të karrierës së tyre, çmimi u jepej vetëm futbollistëve evropianë, duke i përjashtuar nga gara yjet e pjesës tjetër të botës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali