Cristiano Ronaldo është zgjedhur fitues i çmimit B.O.A.T. (Ballon d’Or of All Time), një vlerësim i veçantë i organizuar nga revista franceze France Football për të përcaktuar edicionin më të mirë të Topit të Artë në histori.
Fitues është shpallur edicioni i vitit 2008, kur ylli portugez fitoi për herë të parë Topin e Artë.
Në votimin për këtë çmim, edicioni i vitit 2008 i Ronaldos ka lënë pas atë të vitit 2012 të Lionel Messit. Dy futbollistët dominuan 12 pozitat e para të renditjes, ndërsa në listë pas tyre u përfshi edhe Ronaldo Nazário, me Topin e Artë të fituar në vitin 2002.
Për edicionin e fundit të ceremonisë së Topit të Artë, France Football prezantoi çmimin e ri B.O.A.T., me rregulla të ndryshme nga ato të votimit tradicional. Kësaj radhe, fituesi nuk u përcaktua nga gazetarët sportivë, por nga votat e përdoruesve të revistës.
Në garë u përfshinë edicionet e Topit të Artë të fituar nga futbollistët që e kanë marrë këtë çmim të paktën dy herë gjatë karrierës së tyre. Votuesit duhej të zgjidhnin një edicion të caktuar, dhe jo thjesht futbollistin që e konsideronin më të mirin në histori.
Lista e të nominuarve për çmimin B.O.A.T.
- Lionel Messi: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.
- Cristiano Ronaldo: 2008, 2014, 2015, 2016 dhe 2017.
- Ronaldo Nazário: 1997 dhe 2002.
- Marco van Basten: 1988, 1989 dhe 1992.
- Michel Platini: 1983, 1984 dhe 1985.
- Karl-Heinz Rummenigge: 1980 dhe 1981.
- Kevin Keegan: 1978 dhe 1979.
- Franz Beckenbauer: 1972 dhe 1976.
- Johan Cruyff: 1971, 1973 dhe 1974.
- Alfredo Di Stéfano: 1957 dhe 1959.
Burimi: Dukagjini
