Cruz Beckham ka prezantuar modelin e ri të flokëve në Instagram, ndërsa e dashura e tij, Jackie Apostel, ka treguar publikisht se i pëlqen ndryshimi i këngëtarit 21-vjeçar.
Ndryshe nga flokët e errët dhe të çrregullt që mbante më parë, Cruz ka zgjedhur një prerje më të shkurtër.
Ai publikoi disa selfie nga pjesa e pasme e një makine, duke e shoqëruar postimin me një koment ironik për ndryshimin e pamjes, shkruan DailyMail.
Jackie reagoi menjëherë, duke shprehur entuziazmin e saj, ndërsa gjyshja e tij, Sandra Beckham, i la gjithashtu një koment të përzemërt.
Në fillim të kësaj jave, çifti përjetoi edhe një incident me makinën, e cila u prish në rrugë. Cruz dhe Jackie dokumentuan situatën në TikTok, duke u përpjekur ta kalonin me humor, ndërsa kërkuan me shaka ndihmë për riparimin e automjetit.
Këngëtari i kushtoi edhe një mesazh romantik partneres, duke i thënë se do të pranonte të mbetej kudo, për sa kohë ishte me të.
Cruz dhe Jackie janë në një lidhje që nga fillimi i vitit 2024. Së fundmi, ai festoi ditëlindjen e 31-të të partneres duke publikuar fotografi romantike të tyre, përfshirë momente duke u puthur. /Telegrafi/