Cyrihu renditet ndër qytetet më të sigurta në botë, Zvicra merr vlerësim të lartë në renditjen amerikane

Cyrihu renditet ndër qytetet më të sigurta në botë, Zvicra merr vlerësim të lartë në renditjen amerikane

Written by

in

Qyteti i Cyrihut është renditur i dyti në botë për sigurinë e turistëve, duke u pozicionuar menjëherë pas Montrealit të Kanadasë. Rezultati vjen nga një renditje e publikuar nga kompania amerikane e sigurimeve të udhëtimit Berkshire Hathaway Travel Protection.

Sipas mediumit zviceran Blick, Cyrihu ka arritur të grumbullojë 81.03 pikë nga 100 të mundshme, duke u ngjitur një pozitë më lart krahasuar me renditjen e vitit paraprak, kur ishte në vendin e tretë.

Në këtë krahasim ndërkombëtar, Montreal zuri vendin e parë, ndërsa pas Cyrihut u rendit Amsterdami në vendin e tretë.

Vlerësimi i lartë i qytetit zviceran lidhet me nivelin e sigurisë, infrastrukturën funksionale, shkallën e ulët të kriminalitetit dhe transportin publik të pastër e të organizuar.

Në raport theksohet gjithashtu se vizitorët mund të lëvizin me ndjenjë të lartë sigurie edhe gjatë orëve të mbrëmjes, transmeton Telegrafi.

Për hartimin e renditjes, Berkshire Hathaway Travel Protection ka analizuar 38 destinacione të njohura turistike dhe ka marrë parasysh përvojat e udhëtarëve amerikanë që i kanë vizituar këto qytete.

Në vlerësim janë përfshirë edhe të dhënat nga platforma GeoSure Global, indekset e Numbeo-s dhe Global Liveability Index i revistës britanike The Economist.

Studimi ka marrë parasysh disa faktorë, përfshirë rrezikun nga dhuna dhe terrorizmi, sigurinë në transportin publik dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Zyrihu ka marrë vlerësime të larta edhe në kategoritë e veçanta. Te gjenerata e mijëvjeçarit dhe familjet me fëmijë është renditur në vendet e dyta dhe të treta, ndërsa te Gjenerata Z ka zënë vendin e shtatë.

Megjithëse Cyrihu vazhdon të konsiderohet një destinacion i shtrenjtë për turistët, infrastruktura dhe siguria janë ndër arsyet kryesore që e mbajnë atë në mesin e qyteteve më të vlerësuara në botë./Telegrafi/