
Dani Carvajal është shumë pranë transferimit te Getafe, pasi La Liga ka dhënë miratimin për realizimin e marrëveshjes.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, palët kanë rënë dakord për kushtet e transferimit dhe tashmë ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës.
Getafe dhe mbrojtësi spanjoll kanë nisur shkëmbimin e dokumenteve, ndërsa Carvajal është në pritje të marrjes së kontratës për ta zyrtarizuar marrëveshjen.
Sipas raportimit, ish-kapiteni i Real Madridit pritet të nënshkruajë kontratën mes ditës së sotme dhe mëngjesit të nesërm.
Nëse gjithçka përfundon sipas planit, Carvajal do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, duke lënë pas një periudhë të gjatë dhe të suksesshme me fanellën e Real Madridit./Klankosova.tv