
Vinicius Junior mund të përballet me një dënim të rëndë pas kartonit të kuq, pasi raportohet se braziliani ka humbur kontrollin në momentin kur po largohej nga fusha e lojës.
Sipas një gazetari të emisionit spanjoll “El Chiringuito”, ylli i Real Madridit ishte “shumë i zemëruar” dhe “jashtë vetes” pas përjashtimit. Madje, pretendohet se ai ka shtyrë një punonjës të La Ligës në tunelin e stadiumit “Santiago Bernabeu”.
Raporti i gjyqtarit për ndeshjen thuhet se është mjaft i rëndë për brazilianin, ndërsa ky incident i mundshëm mund t’ia komplikojë edhe më shumë situatën.
Vinicius rrezikon të pezullohet për disa ndeshje, duke vënë në pikëpyetje edhe praninë e tij në përballjen e madhe ndaj Barcelonës, të njohur si El Clasico.
Megjithatë, pretendimet për incidentin në tunel dhe kohëzgjatja e mundshme e pezullimit mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht./Klankosova.tv