Demokratët Evropianë kanë shprehur shqetësim për raportimet dhe pamjet që tregojnë shkatërrimin e dokumenteve zyrtare në Serbi, pas fitores së lëvizjes studentore ndaj Aleksandar Vuçiqit.
Në një reagim në platformën X, kjo organizatë thekson se Prokurori i Lartë Publik ka urdhëruar një ditë më parë ndërmarrjen e masave urgjente për të parandaluar shkatërrimin e dosjeve në institucionet shtetërore, banka dhe agjencitë e sigurisë.
Demokratët Evropianë kanë kërkuar që prioritet i qeverisë së re të jetë vendosja e përgjegjësisë, ruajtja e të gjitha dokumenteve dhe sigurimi i dosjeve, në mënyrë që drejtësia të veprojë mbi bazën e provave.
Burimi: RTKLive
