Demokratët pritet të marrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, sipas projeksioneve të CNN-it pas zgjedhjeve të mesmandatit të mbajtura më 3 nëntor.
Në Senat, demokratët kanë siguruar 51 ulëse, kundrejt 39 të republikanëve, duke arritur shumicën e nevojshme për të marrë kontrollin e kësaj dhome të Kongresit.
Demokratët kanë fituar gjashtë ulëse nga republikanët, ndërsa 34 ulëse të tyre dhe 31 të republikanëve nuk ishin në garë në këto zgjedhje.
Edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët janë në rrugë për të marrë shumicën. Deri në momentin e publikimit të grafikës, ata kishin siguruar 165 ulëse, ndërsa republikanët 101.
Demokratët kanë fituar 10 ulëse nga republikanët, ndërsa për të siguruar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nevojiten të paktën 218 nga gjithsej 435 ulëset.
Megjithatë, në kohën e publikimit të grafikës, rezultatet përfundimtare për 190 ulëse të tjera ende nuk ishin përfshirë në bilancin e paraqitur.
Marrja e kontrollit të të dyja dhomave të Kongresit nga demokratët do të përbënte një ndryshim të rëndësishëm në balancën politike në SHBA dhe do t’ia vështirësonte presidentit amerikan, Donald Trump miratimin e agjendës së tij politike.
Me shumicën në Kongres, demokratët do të kenë më shumë mundësi të ndikojnë në procesin legjislativ dhe të ushtrojnë mbikëqyrje mbi administratën amerikane. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com