Dënimi nga Specialja: Padrejtësi ndaj Thaçit, Drenica s’pajtohet (VIDEO)

Dënimi nga Specialja: Padrejtësi ndaj Thaçit, Drenica s’pajtohet (VIDEO)

Written by

in

Dënimi nga Specialja: Padrejtësi ndaj Thaçit, Drenica s’pajtohet (VIDEO)

Luftën e bënë krah për krah, por lirinë Naim Shabani nuk po e shijon me Hashim Thaçin.

Madje, këtij të fundit të martën iu shtua koha sa do të qëndrojë në burg.

Por, provat tek të cilat u thirr Gjykata në Hagë, ish-ushtari i UÇK-së, po këmbëngul se janë të trilluara.

As verdikti, për të nuk qe i pritshëm.

Këtë 17 nëntor, qetësia mbizotëroi tek shtëpia e familjarëve të Thaçit në Burojë. Dyert qenë të mbyllura e lëvizje s`pati.

Pak më gjallëri ishte në qendër të Skenderajt. Drenicasit i mërziti epilogu i së martës.

Pritshmërinë i patën se bashkëvendësi i tyre, të shpallet pa faj.

Nga Rasti ‘Thaçi 2’, vetëm Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.

Për më shumë, ndiqeni kronikën: