Denoncon burrin për dhunë fizike e psikologjike në Malishevë – 27-vjeçari përfundon në pranga, gruaja strehohet te vëllezërit

Denoncon burrin për dhunë fizike e psikologjike në Malishevë – 27-vjeçari përfundon në pranga, gruaja strehohet te vëllezërit

Written by

in

Denoncon burrin për dhunë fizike e psikologjike në Malishevë – 27-vjeçari përfundon në pranga, gruaja strehohet te vëllezërit

Një grua nga fshati Carrallukë i Malishevës ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikologjike. Pas ndërhyrjes së Policisë, ajo është dërguar për kontroll mjekësor, ndërsa burri i saj është ndaluar për 48 orë. Gruaja ka vendosur të mos kthehet në banesën e përbashkët, por të qëndrojë te vëllezërit e saj, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 18:30, ndërsa Policia është njoftuar për rastin pak më vonë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima F.S. 27 vjeçare ka deklaruar se është përballur me dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj, V.H. 27 vjeçar.

Pas pranimit të informacionit për një mosmarrëveshje familjare, patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe fillimisht e ka shoqëruar gruan në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë për kontroll mjekësor.

Më pas, rasti është marrë në trajtim nga zyrtarët policorë për dhunë në familje.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka mohuar pretendimet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, ndaj 27-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë, gruaja ka vendosur të qëndrojë te vëllezërit e saj, larg banesës ku kishte ndodhur incidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali