Deputetja e Aleancës nuk largohet nga foltorja e Kuvendit pasi i përfundon koha për fjalim

Deputetja e Aleancës nuk largohet nga foltorja e Kuvendit pasi i përfundon koha për fjalim

Written by

in

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, nuk është larguar nga foltorja e Kuvendit të Kosovës pasi i ka përfunduar koha e caktuar për fjalim.

Haxhiu ka kërkuar që t’i vazhdohet koha për ta përfunduar fjalën, por kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk ia ka lejuar vazhdimin e fjalimit dhe ia ka dhënë fjalën deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.

“Dil në një konferencë për media, ose shfrytëzoje një moment tjetër”, iu drejtua kryeparlamentarja, deputetes Haxhiu.

Pavarësisht se kryetarja e Kuvendit vazhdoi me punimet, deputetja e Aleancës ka insistuar të marrë kohë shtesë dhe ka qëndruar në foltore.

Burimi: Dukagjini