Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në Spitalin e Pejës, policia nis hetimet

Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në Spitalin e Pejës, policia nis hetimet

Written by

in

Një foshnjë është dërguar pa shenja jete nga familjarët në Spitalin e Pejës.

Rasti është raportuar më 7 nëntor rreth orës 10:00 në Klinë.

Sipas raportit të Policisë, vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar në spital.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Telegrafi/