Detaje të reja: Dorasi e dërgoi gruan në Emergjencën e Gjilanit

Detaje të reja: Dorasi e dërgoi gruan në Emergjencën e Gjilanit

Written by

in

Detaje të reja: Dorasi e dërgoi gruan në Emergjencën e Gjilanit

Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia që ndodhi pasditen e sotme, në fshatin Livoç i Ulët në Gjilan, ku u vranë dy persona, vëlla dhe motër, rreth 30-vjeçarë.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Qendresa Tërshani, dorasi e ka dërguar vetë bashkëshorten në Emergjencën e Gjilanit, por fatkeqësisht ka qenë pa shenja jete dhe i është konstatuar vdekja.

Ndërsa viktima tjetër, vëllau i saj raportohet se ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se personi që mbeti i plagosur është xhaxhai i gruas.

Deri në këtë fazë të hetimeve, Policia deklaroi se nuk dihet motivi i rastit.