Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Written by

in

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Një rast i dhunës fizike ndaj një gruaje është raportuar të hënën rreth orës 19:00 në Viti.

Sipas policisë, bashkëshorti dhe vëllai i viktimës dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Si pasojë e rastit, gruaja ka marrë tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Të dyshuarit janë arrestuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.