Dhurata Dora e tronditur nga vrasja e Arlindës: Mbrojtja duhet të vijë para se të jetë vonë

Dhurata Dora e tronditur nga vrasja e Arlindës: Mbrojtja duhet të vijë para se të jetë vonë

Written by

in

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj-Zekajt, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj dhe shqetësimin për rastet e tilla që vazhdojnë të tronditin shoqërinë.

Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ka ndarë një mesazh prekës, duke theksuar se çdo rast i tillë lë pas jo vetëm një jetë të humbur, por edhe një familje që duhet të përballet me dhimbje të papërballueshme.

“E tmerrshme me marr lajmin për vrasjen e Arlindës. Edhe një jetë e humbur, edhe një familje që duhet me jetu me një dhimbje të papërballueshme”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Dhurata ka shprehur gjithashtu shqetësimin për përsëritjen e rasteve të tilla, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të veprojnë me urgjencë dhe t’i marrin seriozisht denoncimet, kërkesat për ndihmë dhe rastet e raportuara.

Në një tjetër postim, ajo ka shpërndarë edhe një mesazh të Arlindës, ku kjo e fundit kishte shprehur dëshirën që të mos vinte dita kur institucionet përgjegjëse do të detyroheshin të jepnin llogari pasi jeta e saj të ishte marrë.

Dora ka përcjellë një thirrje të qartë për mbrojtjen e grave, duke theksuar se ndërhyrja duhet të bëhet me kohë, para se të jetë tepër vonë.

Reagimi i saj i bashkohet thirrjeve për drejtësi për Arlindën dhe për veprim konkret të institucioneve, në mënyrë që asnjë jetë tjetër të mos humbet në rrethana të tilla. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram