
Largimi i papritur i Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, mbrëmjen e së martës, ka ngritur shumë pikëpyetje te publiku, pasi ende nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij vendimi.
Së fundmi, vëmendjen e ka marrë edhe një përgjigje e moderatorit të formatit, Alaudin Hamiti, i cili iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.
I pyetur drejtpërdrejt se pse Beharja u largua nga shtëpia e BBVK-së, Hamiti ka lënë të kuptohet se arsyeja do të zbulohet gjatë spektaklit të nesërm (të enjten).
“Mendoj që nesër do ta kuptoni arsyen pse Beharja u largua nga Big Brother”, ka shkruar ai.
Kështu, mbetet të shihet se çfarë do të zbulohet gjatë Prime-it të radhës lidhur me largimin e saj.
Burimi: Insajderi