
Një qytetar në Gjakovë ka dorëzuar në Polici një portofol të gjetur në rrugën “Bujar Roka”, brenda të cilit kishte para dhe dokumente personale.
Sipas njoftimit të Policisë, qytetari L. Rudi është paraqitur më 12 nëntor në Stacionin Policor në Gjakovë, ku ka dorëzuar portofolin që kishte gjetur.
Pas hapjes së portofolit në prani të zyrtarëve policorë, janë gjetur 656 euro e 95 cent, si dhe dokumente personale.
Policia ka arritur ta identifikojë pronarin përmes dokumenteve, të cilit më pas ia ka kthyer paratë dhe dokumentet.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë e ka falënderuar qytetarin për ndershmërinë dhe bashkëpunimin, duke e cilësuar veprimin e tij si shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare.
Burimi: Insajderi