Punëtorët e KEK-ut me protestë kërkojnë rritje pagash e pagë të 13-të

Punëtorët e KEK-ut me protestë kërkojnë rritje pagash e pagë të 13-të

Written by

in

“Duam ngritjen e pagave” e “Ju nuk mund të na varfëroni në heshtje” kanë qenë disa nga pankartat që ata kanë mbajtur në duar. Protesta është thirrur nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK).

Disa nga kërkesat që kjo sindikatë i ka paraqitur në thirrjen për protestë janë: caktimi i një page të dinjitetshme për të gjithë punonjësi, ekzekutimi i pagës së 13-të e përmirësimi i kushteve të punës dhe vlerësimi i rrezikshmërisë në vendin e punës.

“Nuk kërkojmë lëmoshë e as privilegje, por dinjitetin që na takon për punën që bëjmë. Nesër nuk dalim për inat të askujt, por për veten dhe familjet tona”, thuhej ndër të tjera në thirrjen e sindikatës.

Burimi: RTKLive