
Disa persona kanë vdekur pasi një ndërtesë me apartamente në Nju-Jork u shemb në një kantier ndërtimi, të mërkurën pasdite.
Dhjetëra të tjerë janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike, raporton BBC-i.
Shembja shkaktoi një operacion masiv kërkim-shpëtimi, me më shumë se 250 ekipe të ndihmës së shpejtë që shkuan në vendin e ngjarjes së ndërtesës trekatëshe, të rrëzuar në Brooklyn.
Pamjet ajrore kanë treguar zjarrfikësit duke nxjerrë një të mbijetuar, të mbuluar me pluhur, nga rrënojat me barelë.
Më vonë u tha se ajo kishte qenë një grua shtatzënë.
Zyrtarët kanë bërë me dije se ende nuk dihet se sa persona janë të zhdukur.
Burimi: Insajderi