​Disa lagje të Prishtinës pa ujë, Pejtoni mund të mbetet pa furnizim deri nesër

​Disa lagje të Prishtinës pa ujë, Pejtoni mund të mbetet pa furnizim deri nesër

Written by

in

Disa zona të kryeqytetit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm, si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor të furnizimit me ujë, gjatë punimeve nga operatori ekonomik në zonën e “Grandit”.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina për KosovaPress, sipas së cilës, pa ujë do të mbesin Pejtoni, Dardania, Lakrishtja, Kalabria dhe një pjesë e Ulpianës, deri në drejtim të FSK-së, si dhe rrugët lidhëse dhe zonat përgjatë gypave të furnizimit në këto akse.

Ndërkohë, disa banorë, kanë konfirmuar për KosovaPress se lagjja Pejton mund të mbetet pa furnizim me ujë deri gjatë ditës së nesërme.

Në njoftimin e KRU Prishtina thuhet se ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në afatin sa më të shpejtë.

“Ju njoftojmë se, si pasojë e një defekti të shkaktuar gjatë punimeve nga OE në zonën e “Grandit”, është dëmtuar gypi kryesor i furnizimit me ujë”.