Gjashtë kandidatë në garë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë – MPB-ja konfirmon emrat për Sinjalin

Gjashtë kandidatë në garë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë – MPB-ja konfirmon emrat për Sinjalin

Written by

in

Gjashtë kandidatë në garë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë – MPB-ja konfirmon emrat për Sinjalin

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar zyrtarisht për Gazetën Sinjali se gjashtë kandidatë kanë hyrë në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas mbylljes së afatit për aplikim.

Sipas përgjigjes zyrtare të MPB-së për Sinjalin, kandidatët që synojnë kreun e Policisë janë: Granit Fetahu, Fehmi Hoti, Sladjana Stojanovic, Arbnesh Ajvazi, Arben Paqarizi dhe Agron Rukiqi.

Ky konkurs u shpall më 4 nëntor të këtij viti, si pasojë e dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga drejtimi i Policisë më 30 tetor, pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt.

“Sipas njoftimit publik, afati për aplikim ka qenë i hapur deri më 19 nëntor 2026. Brenda këtij afati kanë aplikuar gjithsej gjashtë (6) kandidatë: Granit Fetahu, Fehmi Hoti, Sladjana Stojanovic, Arbnesh Ajvazi, Arben Paqarizi dhe Agron Rukiqi. Komisioni për Emërime të Larta në Polici (KELP) do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 13/2012 – MPB për Themelimin, Përbërjen dhe Procedurat e Komisionit për Emërime të Larta në Polici”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Gazetën Sinjali.

Vlerësimi dhe përzgjedhja e kandidatëve do të zhvillohet nga Komisioni për Emërime të Larta në Policinë e Kosovës. Bazuar në kushtet e konkursit, drejtori i ri i përgjithshëm do të ketë një mandat pesëvjeçar, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat tjetër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali