
Një deklaratë e bërë nga Beharja gjatë Primet-it të djeshëm në Big Brother VIP Kosova 5, ka nxitur diskutime mes banorëve.
Gjatë një debati me banoren tjetër, Zojën, Beharja iu drejtua asaj me fjalët: “E konsumuar, je single e nuk merret askush me ty!”.
Kjo deklaratë nuk kaloi pa reagime nga banoret e tjera.
Arlinda u shpreh e habitur me fjalët e përdorura nga Beharja.
“Qysh mujti me e thanë atë sen…”, tha Arlinda.
Ndërsa Vjollca e cilësoi deklaratën si shumë të rëndë, duke theksuar se komente të tilla e dëmtojnë më shumë atë që i thotë sesa personin të cilit i drejtohen.
“Shumë e rëndë, shumë e rëndë… Ia bon vetes, Zojës sen s’i bon… A e din bre çka domethënë me iu përzi njerit në këtë aspekt?”, u shpreh Vjollca.
Për më shumë: