Xhiroja e 14-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy ndeshje në program.
Pas ndeshjes të së premtes mes Prishtinës dhe Drenicës, ku fitore shënuan vendasin 3-0, gara në elitën e futbollit kosovar vazhdon sot me dy përballje që kanë rëndësi të veçantë për objektivat e skuadrave.
Në Podujevë, Llapi do të jetë nikoqir i Vushtrrisë, në një duel ku vendasit kërkojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre për t’iu larguar fundit të tabelës. Megjithatë, Vushtrria udhëton me synimin për të marrë pikë të rëndësishme në përpjekje për të dalë nga pozita e fundit.
Në anën tjetër, Malisheva do të kërkojë të vazhdojë sezonin e mirë në përballjen me Dukagjinin. Skuadra vendase renditet në pozitën e dytë dhe synon të mos lejojë shkëputjen e Prishtinës, ndërsa klinasit kërkojnë rezultat pozitiv për t’iu afruar zonës së kreut.
Të dyja ndeshjet e së shtunës zhvillohen nga ora 13:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, respektivisht “Liman Gegaj”.
Xhiroja e 14-të përmbyllet të dielën me dy përballje të tjera: Ballkani – Gjilani, nga ora 13:00, dhe Drita – Feronikeli ’74, që nis në orën 15:00. /Telegrafi/