Dita e pestë e protestës në Tiranë, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Dita e pestë e protestës në Tiranë, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Written by

in

Dita e pestë e protestës në Tiranë, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve në Tiranë vijon edhe në ditën e pestë, ndërsa një grup protestuesish është nisur nga zona e Selvisë drejt Ministrisë së Arsimit, ku mbërriti rreth orës 11:02.

Sipas informacioneve paraprake, pranë institucionit është bërë gati edhe autoboti me ujë, ndërsa në terren janë pozicionuar forcat e policisë për menaxhimin e situatës.

Godina e Ministrisë së Arsimit vijon të jetë e dëmtuar nga incidentet e ditëve të mëparshme, ndërsa situata pranë institucionit mbetet në zhvillim.

Protesta e sotme vazhdon pas katër ditësh të shoqëruara me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve në kryeqytet.

Protestat nisën të martën, fillimisht me bojkotimin e mësimit nga nxënës dhe studentë, por më pas u përshkallëzuan, duke u shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.

Protestuesit shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në qendër të revoltës janë gjithashtu akuzat për korrupsion dhe kërkesat për ndryshime në arsim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dita e pestë e protestës në Tiranë, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali