Dita ndërkombëtare: Nxënësit shqiptarë mësojnë për gjuhën rome (VIDEO)

Dita ndërkombëtare: Nxënësit shqiptarë mësojnë për gjuhën rome (VIDEO)

Written by

in

Dita ndërkombëtare: Nxënësit shqiptarë mësojnë për gjuhën rome (VIDEO)

Në banka u ulën si zakonisht, por ligjëratat i patën më ndryshe se herëve të tjera.

Nxënësit prizrenas të klasave të 11-ta e 12-ta, mesditën e së mërkurës patën mundësi të mësojnë më shumë për 5 nëntorin – Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome.

Atyre në vigjilje të kësaj date, iu ligjëroi gazetari Denis Galushi i cili i njoftoi me disa fjalë të reja.

Mësimet u shoqëruan edhe me këngë.Veç historisë e dialekteve, ata patën mundësi të njoftohen edhe për universitetet në të cilat mund ta studiohet kjo gjuhë.

Kjo përvojë e re u prit pozitivisht edhe nga nxënësit.

Nga kureshtja dhe interesimi i nxënësve shqiptar për ato që u thanë u nda i kënaqur edhe ligjëruesi.

Detajet mund t’i gjeni më poshtë: