Djali i Anton Qunit pjesë e ushtrisë kroate, deputeti: Do të mbetesh përfaqësues i traditës shqiptare

Djali i Anton Qunit pjesë e ushtrisë kroate, deputeti: Do të mbetesh përfaqësues i traditës shqiptare

Written by

in

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i tij, Dritoni, ka dhënë betimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Kroacisë.

Përmes një postimi në Facebook, Quni ka shprehur krenarinë për këtë arritje të të birit, duke i uruar shërbim të mbarë dhe të suksesshëm.

Ai ka thënë se beson që disiplina, etika, shkathtësitë ushtarake dhe puna në grup që Dritoni do të fitojë gjatë shërbimit do t’ia forcojnë edhe më shumë karakterin për t’u përballur me sfidat e jetës.

Quni ka theksuar se, pavarësisht uniformës së ushtrisë kroate, djali i tij do të mbetet përfaqësues i traditës dhe kulturës shqiptare.

“Kudo dhe kurdo, qoftë edhe i veshur me uniformën e ushtrisë kroate, Dritoni do të mbetet përfaqësuesi më i denjë i traditës dhe i kulturës sonë shqiptare”, ka shkruar Quni.

Deputeti i LDK-së i ka uruar të birit shërbim të mbarë, duke i shprehur edhe përkrahjen dhe krenarinë familjare./Telegrafi/