Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit

Written by

in

Në njoftim thuhet se gjatë kontrollit të bagazhit dhe hapësirave të brendshme të autobusit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara në pjesën e korridorit, për të cilat janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

“Para kontrollit, udhëtarët dhe shoferi janë pyetur nëse kishin mallra apo mjete monetare për të deklaruar pranë autoriteteve doganore, por ata nuk kanë deklaruar asnjë mall apo mjet monetar. Mallrat e zbuluara janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi”, theksohet në njoftim.

Burimi: RTKLive