Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Written by

in

Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka zbuluar 150 mijë euro të padeklaruara në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës, gjatë kontrollit të një veture që po hynte në Kosovë.

Rasti është zbuluar mbrëmë rreth orës 19:00, kur zyrtarët e Antikontrabandës kanë ndaluar veturën për kontroll. Drejtuesi fillimisht ka deklaruar se nuk kishte asgjë për të raportuar, por gjatë kontrollit të detajuar janë gjetur para të padeklaruara.

Sipas Doganës, fillimisht drejtuesi ka deklaruar se shuma ishte 120 mijë euro, ndërsa pas numërimit është konstatuar se bëhej fjalë për 150 mijë euro, të gjitha në kartëmonedha prej 50 eurosh.

Në bazë të procedurave ligjore, 37 mijë e 500 euro, apo 25 për qind e shumës, janë konfiskuar për mosdeklarim, ndërsa 112 mijë e 500 euro janë mbajtur për deponim dhe ruajtje deri në përfundimin e procedurave.

Për rastin është njoftuar Sektori i Hetimeve i Doganës, i cili ka vepruar në koordinim me Prokurorinë kompetente në Prizren.

Me udhëzim të prokurorit kujdestar, drejtuesi i veturës dhe automjeti janë liruar, ndërsa personi është obliguar të paraqesë dokumentacion që dëshmon prejardhjen e parave.

Dogana rikujton se deklarimi i mjeteve monetare në vlerë prej 10 mijë eurosh ose më shumë është detyrim ligjor gjatë hyrjes apo daljes nga Republika e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.