
Futbollistët shqiptarë kanë lënë gjurmë të thella në xhiron e nëntë të elitës së futbollit turk, duke siguruar plot tri vende në 11-shen më të mirë të javës, të publikuar nga platforma e njohur e statistikave sportive, “Sofascore”.
Vlerësimin më të lartë mes tyre e mori Ernest Muçi, i cili zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme në repartin e mesfushës, transmeton Klankosova.tv.
Futbollisti i Trabzonsporit u vlerësua me notën e lartë 9.3, duke qenë lojtari më i dalluar i këtij formacioni pas një paraqitjeje fantastike ku dhuroi tri asistime për bashkëlojtarët.
Mbrojtja me vulë kuqezi, Gërxhaliu e Dellova vendimtarë, përveç shkëlqimit të Muçit në fazën ofensive, dy futbollistë të tjerë shqiptarë u dalluan në repartin defensiv.
Amar Gërxhaliu u vlerësua me notën 7.9 falë paraqitjes solide dhe të sigurt në prapavijë me fanellën e Erzurumsporit.
Lumbardh Dellova, mbrojtësi i Amedsporit kompletoi përfaqësimin e futbollistëve shqiptarë në formacionin ideal, duke marrë notën 7.6.
Formacioni i plotë i javës së 9-të:
Portier: Andreas Gianniotis (8.0)
Mbrojtja: Lumbardh Dellova (7.6), Amar Gërxhaliu (7.9), Chidozie Awaziem (9.3)
Mesfusha: Ernest Muçi (9.3), Ricardo Pereira Duarte (8.4), Berkan Kutlu (8.5), Alexis Antunes (8.1)
Sulmi: Aral Simsir (8.1), Victor Osimhen (8.2), Franculino Dju (8.5)