Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit

Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit

Written by

in

Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur intervistimin e Samka Drançollit, zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës.

Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, është duke e përcjellur nga afër zhvillimin e punimeve të këtij komisioni.

Gjatë intervistimit, Drançolli ka deklaruar se rasti i Arlindës ishte diskutuar njësoj si rastet e tjera, pa pasur ndonjë rekomandim të veçantë nga ana e saj apo e ndonjë anëtari tjetër të mekanizmit.

“Rasti i Arlindës është diskutuar sikur rastet e tjera, pa ndonjë rekomandim që është dashur ta bëj unë ose ndonjë anëtar tjetër i mekanizmit”, deklaroi ajo.