Dridhje të forta në Mesdhe, Italia lëshon alarm për cunami

Dridhje të forta në Mesdhe, Italia lëshon alarm për cunami

Written by

in

Një alarm për cunami është lëshuar në Itali pasi një seri dridhjesh që goditën brigjet e Mesdheut.

Të premten në mesditë u regjistruan 12 pasgoditje me magnitudë deri në 5.0 pranë Sicilisë, duke shkaktuar evakuimin paraprak të disa shkollave në Palermo dhe Mesinё.

Një alarm për cunami u lëshua për banorët që të ishin vigjilentë dhe të tregonin kujdes rreth zonave bregdetare, ndërsa nxënësit lanë mësimet dhe zyrat publike u braktisën, sipas mediave lokale.

Vendasit raportuan se ndjenin dridhje në Palermo, Patti, Licata, Capo dʿOrlando dhe Campofelice di Roccella.

Kryebashkiaku i Palermos, Roberto Lagalla, tha se autoritetet po e monitoronin nga afër situatën në zhvillim e sipër.

Ai u bëri thirrje banorëve dhe njerëzve pranë bregdetit të qëndrojnë larg detit dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve përkatëse. /Telegrafi/