Dy 16-vjeçarë dyshohet se ndoqën me motoçikletë dhe kërcënuan një burrë në Prishtinë – përfundojnë në ndalim

Dy 16-vjeçarë dyshohet se ndoqën me motoçikletë dhe kërcënuan një burrë në Prishtinë – përfundojnë në ndalim

Written by

in

Dy 16-vjeçarë dyshohet se ndoqën me motoçikletë dhe kërcënuan një burrë në Prishtinë – përfundojnë në ndalim

Një 46-vjeçar në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi dy të mitur dyshohet se e kanë ndjekur me motoçikletë dhe e kanë kërcënuar. Rasti ka përfunduar me ndalimin e të dy 16-vjeçarëve për 24 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 14 nëntor, rreth orës 18:00, në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima H.K. 46 vjeçar dyshohet se është ndjekur dhe kanosur nga dy të mitur, të cilët lëviznin me motoçikletë.

Pas raportimit të incidentit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me 46-vjeçarin dhe e kanë shoqëruar në Stacionin Policor Jugu.

Gjatë intervistimit, ai ka deklaruar se ishte kanosur nga dy të miturit.

Pas identifikimit, dy të dyshuarit, Y.Z. 16 vjeçar dhe R.H. 16 vjeçar, janë kontaktuar nga Policia dhe janë paraqitur në stacion për intervistim.

Intervistimi i tyre është zhvilluar në prani të prindërve dhe avokatit mbrojtës.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent për të mitur, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Kanosja”.

Me vendim të Prokurorisë, të dy të miturit janë ndaluar për 24 orë.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali