
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se ka shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit dy biznese në Lipjan.
Kjo për shkak të borxheve të papaguara.
Sipas KRU “Prishtina”, njëri prej tyre kishte 39 mijë euro borxh, kurse tjetri 800 euro.
KRU “Prishtina” tha se po ndërmerr masa ndaj konsumatorëve që nuk i shlyejnë obligimet. /Klankosova.tv