Në Poloni, ekipet e shpëtimit kaluan dy ditë duke shpëtuar një mace të bllokuar brenda një varri në një varrezë në qytetin e Radomit.
Operacioni për shpëtimin e saj përfshiu disa shërbime emergjente, derisa më në fund arritën ta nxirrnin të sigurt.
Macja u pagëzua me emrin Duszek, që në polonisht do të thotë “Fantazmë”.
Ajo aktualisht ndodhet në një klinikë veterinare dhe, sipas shpëtimtarëve, gjendja e saj është e mirë, megjithëse ende është shumë e frikësuar.
Pasi të përfundojnë kontrollet veterinare, për të do të kërkohet një shtëpi e re.
Ndonëse përjetoi një aventurë të frikshme, kjo mace duket se ka ende “tetë jetë përpara”!. /Telegrafi/