
Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë të diel me dy ndeshje që pritet të sjellin rivalitet dhe emocione.
Ndeshja e parë zhvillohet nga ora 17:00, ku Golden Eagle Ylli përballet me Pejën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Ylli hyn në këtë duel pas fitores ndaj Sigal Prishtinës, të cilën e regjistroi javën e kaluar, ndërsa Peja kërkon të rikthehet te fitorja pas disfatës nga Vëllaznimi. Të dyja skuadrat synojnë rezultate pozitive, çka e bën këtë përballje edhe më interesante.
Ndeshja e dytë dhe e fundit e xhiros së katërt luhet nga ora 19:30, mes Rahovecit 029 dhe Sigal Prishtinës, në palestrën “Mizahir Isma”.
Rahoveci vazhdon të kërkojë fitoren e parë të sezonit dhe do të përpiqet ta shfrytëzojë përparësinë e fushës vendase. Ndërkohë, Sigal Prishtina synon të reagojë pas humbjes nga Ylli dhe të rikthehet te rezultatet pozitive.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Dy përballje interesante sonte në Superligën e Kosovës në basketboll appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali