Dy të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në Kosovë, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

Dy të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në Kosovë, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

Written by

in

Dy të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen në Kosovë, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

Dy shtetas të Kosovës, të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, janë ekstraduar sot në Kosovë nga Shqipëria dhe Franca.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimet janë realizuar më 17 nëntor, në koordinim mes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njësive përkatëse të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë.

Njëri nga personat, me inicialet H.K., është ekstraduar nga Shqipëria, ndërsa tjetri, A.S., nga Franca. Të dy kërkoheshin me urdhër-arreste ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Pas ekstradimit, të dy personat u janë dorëzuar njësive përkatëse policore në Prishtinë dhe Ferizaj, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali