E ardhmja e Baldes në pikëpyetje, dy skuadrat e mëdha pas tij

E ardhmja e Baldes në pikëpyetje, dy skuadrat e mëdha pas tij

Written by

in

E ardhmja e Baldes në pikëpyetje, dy skuadrat e mëdha pas tij

E ardhmja e Alejandro Baldes te Barcelona është vënë në pikëpyetje, pasi Paris Saint-Germain dhe Juventusi kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të majtë.

23-vjeçari nuk po arrin të sigurojë hapësirën e dëshiruar në skuadrën katalunase këtë sezon, ku deri më tani ka regjistruar vetëm 124 minuta lojë. Mungesa e minutave ka shtuar dilemat rreth vazhdimit të karrierës së tij në “Camp Nou”.

Sipas mediumit spanjoll El Nacional, agjenti i njohur Jorge Mendes është takuar me Balden për të diskutuar situatën e tij te Barcelona dhe opsionet që mund të ketë në të ardhmen.

Klubi katalunas e vlerëson mbrojtësin rreth 40 milionë euro, ndërsa Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Interesim për shërbimet e spanjollit ka shfaqur edhe Paris Saint-Germain, i cili po e përcjell nga afër situatën e tij.

Kështu, e ardhmja e Baldes mbetet e paqartë, ndërsa afati kalimtar i ardhshëm mund të sjellë zhvillime të rëndësishme rreth të ardhmes së tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali