E denoncoi për dhunë e kanosje, por bashkëshorti dyshohet se e sulmoi sërish pas dy ditësh – arrestohet 29-vjeçari në Kamenicë

E denoncoi për dhunë e kanosje, por bashkëshorti dyshohet se e sulmoi sërish pas dy ditësh – arrestohet 29-vjeçari në Kamenicë

Written by

in

E denoncoi për dhunë e kanosje, por bashkëshorti dyshohet se e sulmoi sërish pas dy ditësh – arrestohet 29-vjeçari në Kamenicë

Një rast i përsëritur i dhunës në familje është regjistruar në fshatin Busavatë të Kamenicës, ku një grua 21-vjeçare ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar sërish dhunë ndaj saj, vetëm dy ditë pasi e kishte denoncuar në Polici për dhunë në familje dhe kanosje, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima, A.K. rreth 21 vjeçe, kishte kërkuar ndihmën e Policisë më 23 tetor 2026, rreth orës 22:00, duke raportuar dhunën dhe kërcënimet e dyshuara nga bashkëshorti i saj, E.M. rreth 31 vjeçe.

Pas denoncimit, Policia kishte njoftuar Prokurorin e Shtetit dhe, me urdhër të tij, ishte iniciuar rast penal për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

Megjithatë, vetëm dy ditë më vonë, më 25 tetor, rreth orës 09:00, 29-vjeçari dyshohet se ka ushtruar përsëri dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti i përsëritur ka bërë që Policia të kontaktojë sërish Prokurorinë, e cila këtë herë ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Ngjarja ngre pyetje nëse pas denoncimit të parë ishin vlerësuar rreziqet për viktimën dhe nëse ishin ndërmarrë masa të mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e dhunës.

Nga informacionet e siguruara nuk rezulton se çfarë masash mbrojtëse, nëse ka pasur të tilla, ishin ndërmarrë pas raportimit të 23 tetorit.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa hetimet do të përcaktojnë rrethanat dhe përgjegjësinë eventuale penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali