Shkoi vetë në Polici për ta dorëzuar një pistoletë që thotë se e gjeti në pronën e xhaxhait të ndjerë – 46-vjeçarja në Prishtinë përfundon si e dyshuar

Shkoi vetë në Polici për ta dorëzuar një pistoletë që thotë se e gjeti në pronën e xhaxhait të ndjerë – 46-vjeçarja në Prishtinë përfundon si e dyshuar

Written by

in

Shkoi vetë në Polici për ta dorëzuar një pistoletë që thotë se e gjeti në pronën e xhaxhait të ndjerë – 46-vjeçarja në Prishtinë përfundon si e dyshuar

Një grua nga Prishtina, e cila ishte paraqitur vullnetarisht në Polici për të dorëzuar një armë zjarri që pretendonte se e kishte gjetur në pronën e xhaxhait të saj të ndjerë, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës për posedim të paautorizuar të armës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për V. L, 46-vjeçare, e cila më 26 tetor 2026, rreth orës 12:00, ishte paraqitur në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë.

Sipas informacioneve të siguruara, ajo kishte dorëzuar një pistoletë të tipit Parabellum, së bashku me një karikator dhe një fishek.

Gjatë intervistimit, Lezi ka deklaruar se armën e kishte gjetur në një objekt brenda oborrit të shtëpisë së xhaxhait të saj të ndjerë, në fshatin Shkabaj.

Pistoleta, karikatori dhe fisheku janë sekuestruar nga njësia e krim-teknikës për procedurat e mëtejshme.

Ndonëse arma ishte dorëzuar me iniciativën e saj, 46-vjeçarja është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Pas përfundimit të intervistimit, ajo është liruar në procedurë të rregullt.

Rrethanat e gjetjes së armës dhe çështja e përgjegjësisë eventuale penale mbeten për t’u vlerësuar gjatë procedurës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali