
Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë–Ferizaj, është viktima e përplasjes tragjike në Llapnasellë.
Aksidenti ndodhi më 24 tetor, rreth orës 23:11, përballë objektit “Day to Day”, ku u përfshinë një motoçikletë e tipit Yamaha dhe dy vetura, një Volkswagen Passat dhe një BMW.
Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti pësoi lëndime fatale. Vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Në vendin e aksidentit dolën njësitë policore dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, ndërsa për rastin u njoftua edhe Prokurori i Shtetit.
Trupi i pajetë i 22-vjeçarit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Rrethanat që çuan deri te aksidenti fatal ende nuk janë sqaruar, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali