E papritur, Romelu Lukaku pensionohet nga Belgjika

E papritur, Romelu Lukaku pensionohet nga Belgjika

Written by

in

Romelu Lukaku ka vendosur t’i japë fund karrierës me Kombëtaren e Belgjikës, duke njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar në moshën 33-vjeçare.

Sulmuesi i Fenerbahces e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke përkujtuar 16 vitet e kaluara me përfaqësuesen belge.

“16 vjet. Gjatë këtyre 16 viteve i dhashë gjithçka Kombëtares. Përjetova çdo emocion të mundshëm”, shkroi Lukaku.

Ai falënderoi bashkëlojtarët me të cilët ndau këtë rrugëtim, trajnerët që i besuan dhe tifozët belgë për mbështetjen e vazhdueshme.

“Kam luajtur me bashkëlojtarë të jashtëzakonshëm, për të cilët do të jem gjithmonë mirënjohës. Dua t’i falënderoj të gjithë, si dhe trajnerët që më shtynë përpara dhe më besuan për ta ndihmuar ekipin. Ishte një rrugëtim i bukur dhe e shijova çdo moment”.

“Për tifozët belgë, faleminderit për mbështetjen që i keni dhënë ekipit tonë. Jam krenar që e kam përfaqësuar vendin tim në katër Botërore dhe tri Evropiane”.

“Unë kurrë nuk do t’i harroj ato momente. Jam i qetë me vendimin tim për t’u ndalur këtu. Ishte e mrekullueshme, e bukur dhe jam mirënjohës. Faleminderit”.

Lukaku largohet nga Kombëtarja si golashënuesi më i mirë në historinë e saj, me 95 gola në 134 paraqitje, krahas 16 asistimeve./Telegrafi/