
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Gjeneralmajorin amerikan Stephen E. Osborn, Adjutant të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, i cili më herët gjatë ditës ishte dekoruar nga presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, me Medaljen Presidenciale Ushtarake.
Në takim ishte i pranishëm edhe Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndërsa diskutimet u përqendruan te bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimet e sigurisë në vend dhe rajon.
Përmes një njoftimi, Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Gardës Kombëtare të Ajovës në procesin e transformimit, modernizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të FSK-së.
“Sot pasdite, bashkë me Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pata nderin të pres në Zyrën e Kryeministrit Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, të cilin e falënderova për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkrahjen e vazhdueshme në procesin e transformimit të FSK-së, modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj. Biseduam për hapat tonë të parë, tejet të rëndësishëm, në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, sikurse për situatën e sigurisë në vend e rajon dhe u pajtuam për rolin kyç të Republikës së Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali