Një shofer në Malajzi u ndoq nga policia për rreth 25 kilometra, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
Ndjekja nisi në periferi të Kuala Lumpurit, kur policët e panë duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.
Megjithatë, gjatë arratisjes, shoferi ndaloi për të paguar taksën e autostradës.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një 41-vjeçar, të cilit iu gjet metamfetaminë në posedim.
Testi i drogës rezultoi pozitiv, ndërsa autoritetet po merren me rastin. /Telegrafi/