“Edhe sa?” – Sot protestë para Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë në Gjakovë

“Edhe sa?” – Sot protestë para Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë në Gjakovë

Written by

in

“Edhe sa?” – Sot protestë para Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë në Gjakovë

Në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave dhe kërkesë për përgjegjësi institucionale, sot në Gjakovë do të vendosen tri silueta simbolike pranë tri institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e grave dhe trajtimin e rasteve të dhunës.

Aktiviteti do të mbahet sot, të hënën, më 2 nëntor, duke filluar nga ora 12:00, fillimisht pranë Stacionit Policor në Gjakovë, për të vazhduar më pas te Gjykata dhe Prokuroria.

Përmes këtij aksioni simbolik, organizatorët synojnë të rikujtojnë përgjegjësinë që kanë institucionet në parandalimin e dhunës ndaj grave, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen e rasteve.

“Edhe sa?” është mesazhi që shoqëron këtë aktivitet, përmes të cilit kërkohet që dhuna ndaj grave të mos tolerohet dhe institucionet të reagojnë me përgjegjësi.

Përfaqësues të organizatave do të jenë të pranishëm në vendngjarje për të dhënë deklarata dhe intervista lidhur me këtë aksion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali