
Një aksion i zhvilluar sot nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në lagjen “Marigona Hill” ka rezultuar me arrestimin e tre personave, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se tre personat janë arrestuar nën dyshimet për përfshirje në mashtrime me kartela bankare.
Identiteti i të arrestuarve, mënyra e realizimit të mashtrimeve të dyshuara dhe vlera e dëmit eventual financiar ende nuk janë bërë të ditura.
Detaje të tjera lidhur me aksionin dhe veprimet e mëtejshme hetimore pritet të bëhen të ditura në vijim.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali