Vetaksident në Gjakovë – Policia jep detajet

Vetaksident në Gjakovë – Policia jep detajet

Written by

in

Vetaksident në Gjakovë – Policia jep detajet

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Shaban Polluzha” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 13:50, ndërsa njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Deri më tani, nuk ka raportime për persona të lënduar. Po vazhdojmë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Burimi: Insajderi