
Tensione ka pasur sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, ku situata mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës ka eskaluar në konflikt fizik.
Në përplasjen fizike janë përfshirë drejtori dhe pjesëtarë të stafit të kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, si dhe asamblistë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në video shihet se përplasja ka ndodhur mes drejtorit të Kulturës, Gazmend Asllani dhe asamblistit të PDK-së, Artan Berisha.
Situata nuk është qetësuar as pas daljes së të përfshirëve nga salla e Kuvendit. Përplasja ka vazhduar edhe jashtë saj, duke e zhvendosur konfliktin nga hapësira ku po mbahej mbledhja.
Burimi: Insajderi