Ekskluzive | Bastiset shtëpia e “Striqkës” në Gjilan – sekuestrohen 4.83 gramë marihuanë

Ekskluzive | Bastiset shtëpia e “Striqkës” në Gjilan – sekuestrohen 4.83 gramë marihuanë

Written by

in

Ekskluzive | Bastiset shtëpia e “Striqkës” në Gjilan – sekuestrohen 4.83 gramë marihuanë

Një rast i posedimit të paautorizuar të substancave narkotike është zbuluar pasditen e 15 tetorit në Gjilan.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 17:45, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve në Gjilan, pas grumbullimit të informatave dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer kontroll në shtëpinë e Astrit Salijevskës, i njohur me nofkën “Striqka”.

Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.83 gramësh marihuanë.

I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, ndërsa Salijevska është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Bastiset shtëpia e “Striqkës” në Gjilan – sekuestrohen 4.83 gramë marihuanë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali